Raporti i DASH për Shqipërinë, Lapaj: Korrupsioni është madhor, gjithçka ndryshon falë vullnetit popullor

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka treguar sesi e ka lexuar raportin e DASH për Shqipërinë. Për të korrupsioni në vendin tonë është madhor, ndërsa e vetmja zgjedhje sipas tij është vullneti i qytetarëve për të reaguar ndaj këtij fenomeni.

“Në Shqipëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë.

Vota deformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, deklaroi Lapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?