Raporti i “Doing Business”, Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me raportin e publikuar nga “Doing Business”.

“Në garën rajonale për të tërhequr sa më shumë biznese Shqipëria vazhdon të rënditet e fundit. Raporti i Doing Business vazhdon të konfirmojë plagët e thella që ka hapur qeveria prej gjashtë vitesh në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Në renditjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor ne gjendemi jo vetëm pas vendeve si Kroacia, Greqia, Qipro, Turqia por edhe pas Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.” shkruan TAbaku ndërsa shton bashkëudhëtarja jonë për të hyrë në BE, Maqedonia e Veriut, është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor për lehtësinë e të bërit biznes sidomos në fushën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, kreditimin e sipërmarrjeve.

“Fatkeqësisht ne jemi në vendet e fundit sa i takon pagesës së taksave, fuqisë së kontratave dhe gjithashtu një pozicion jo fort të mirë në nisjen e bizneseve të reja. Frymëmarrja për biznesin dhe sipërmarrjen vjen vetëm përmes dedikimit për të ndërtuar një ekonomi më të mirë. Taksat e ulëta janë frymëmarrje dhe shpresë për një sipërmarrje më të shëndetshme. Reforma ekonomike është në bazën dhe themelin e qeverisjes së mirë që PD ofron. Një qeveri që për 6 vjet ka dënuar dhe sulmuar sipërmarrjen nuk mund të prodhojë një reformë në ekonomi për të rivitalizuar jetën e secilit prej nesh, për të shpëtuar biznesin dhe nxitur konkurencën e lirë!”- përfundon Tabaku.

SHKARKO APP