Raporti i FBI: Lidhjet e Ardit Ferizit me ISIS-in

 

Ardit Ferizi, prej tri vishtesh ka filluar të kryejë sulme kibernetike ndaj shumë institucioneve dhe kompanive amerikane, atyre në Izrael, Serbi, Greqi, Ukrainë dhe vende të tjera, ndërsa të dhënat kryesisht ua ka dërguar pjesëtarëve të “Shtetit Islamik”, thuhet në dokumentin e hetuesit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në SHBA, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”.

Ferizi ka bërë edhe zhvatje të parave dhe mjeteve të tjera me vlerë nga individë dhe kompani amerikane që i ka sulmuar.

Vetëm një nga pagesat që i ka kërkuar nga viktimat e tyre ka qenë në vlerë prej 500 dollarësh amerikanë.

Hetuesi i FBI-së kishte zbuluar se tre muaj para se Ferizi të mbushte 17 vjet, për herë të parë kishte hapur llogari në rrjetin social “Twitter”, prej nga kishte dërguar informacionet personale të 1 mijë e 351 amerikanëve te pjesëtarët e “Shtetit Islamik” (ISIS).

Ferizi u arrestua më 14 tetor në Malajzi.

SHKARKO APP