Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Raporti i OECD, Alimehmeti: Shqipëria me shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Europë

Raporti i OECD, Alimehmeti: Shqipëria me shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Europë

Aktualitet
E martë, 21 Janar 2025 17:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria vijon të jetë vendi me shpenzimet shëndetësore për frymë më të ulëta në Europë, sipas raportit të fundit të OECD për vitin 2024. Sipas këtij raporti, shqiptarët shpenzojnë mesatarisht vetëm 734 euro për frymë në vit, një vlerë që përfshin si fondet publike, ashtu edhe ato private. ”Partia Socialiste votoi kundër rritjes së buxhetit të shëndetësisë në nivelin 5% të PBB-së, e cila në fakt ishte votë kundër vetë premtimit të tyre të vitit 2013, duke treguar se premtimet elektorale nuk i kanë seriozisht e nuk kanë ndër mend t’i zbatojnë. Jo se nuk munden, por se nuk duan dhe nuk kanë vullnetin politik për ta bërë”.

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË SHËNDETËSISË NË PD, ILIR ALIMEHMETI

Të nderuar qytetarë! Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), në raportin mbi gjendjen shëndetësore në Europë në vitin 2024, shkruan se Shqipëria ka shpenzimet shëndetësore për frymë më të ulëta në Europë, vetëm 734 euro për frymë në vit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në të njëjtin raport, OECD raporton se: Mali i Zi shpenzon 217% më shumë se Shqipëria, ose 1.593 euro për frymë në vit. Serbia shpenzon 207% më shumë se Shqipëria, ose 1.517 euro për frymë në vit. Maqedonia e Veriut shpenzon 56% më shumë se Shqipëria, ose 1.142 euro për frymë në vit. Bosnjë-Hercegovina shpenzon 46% më shumë se Shqipëria, ose 1.072 euro për frymë në vit. Turqia shpenzon 36% më shumë se Shqipëria, ose 1.000 euro për frymë në vit. Po ta krahasojmë me mesataren e Bashkimit Europian, ajo është 481% më shumë se në Shqipëri, ose 3.533 euro për frymë në vit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky është rezultati i 12 viteve “Shëndetësi Falas”! Të fundit në shëndetësi në rajon, të fundit në shëndetësi në Europë! Kjo vlerë është totali i shpenzimeve publike dhe private, pra përfshin edhe paratë që dalin nga xhepi juaj kur keni nevojë për shërbime shëndetësore! Ju kujtoj se OBSH-ja ka raportuar në fundin e vitit 2023, se 60% e shpenzimeve shëndetësore dalin direkt nga xhepi juaj, edhe ky niveli më i lartë në Europë, pas 10 vitesh implementimi të gënjeshtrës politike të quajtur “Shëndetësi Falas”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

Ju kujtoj ju, se në vitin 2013 Partia Socialiste premtoi që do ta çonin shpenzimin publik të shëndetësisë në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe pas 12 vitesh që e shkruajnë me dorën e tyre buxhetin kjo vlerë është vetëm 2.9% e PBB: niveli më i ulët i shpezimit shëndetësor publik në Europë. Ju kujtoj ju gjithashtu, se Partia Demokratike në amendamentet e kërkuara për buxhetin e vitit 2025, kërkoi edhe rritjen e shpenzimit publik shëndetësor në nivelin 5% të PBB-së për vitin 2025, dhe më pas rritje vjetore 1% deri në arritjen e mesatares së vendeve të rajonit.

Çfarë bëri Partia Socialiste të nderuar qytetarë? Partia Socialiste votoi kundër rritjes së buxhetit të shëndetësisë në nivelin 5% të PBB-së, e cila në fakt ishte votë kundër vetë premtimit të tyre të vitit 2013, duke treguar se premtimet elektorale nuk i kanë seriozisht e nuk kanë ndër mend t’i zbatojnë. Jo se nuk munden, por se nuk duan dhe nuk kanë vullnetin politik për ta bërë!

Ky nënfinancim publik i shëndetësisë në Shqipëri ka krijuar dhe ka thelluar probleme dhe kufizime të mëdha të kapaciteteve ndër vite. Modeli i nënfinancimit të shëndetësisë që ka implementuar Partia Socialiste, jo vetëm që nuk krijon dot zgjidhje, por e kundërta, thellon dhe më tej atë plagë që lëngon prej vitesh! Ata nuk prodhojnë dot zgjidhje për shëndetësinë, sepse në fakt ata nuk e dëshirojnë një zgjidhje për shëndetësinë. Zgjidhja jepet nga programi i Partisë Demokratike për shëndetësinë, i cili bazohet në katër hallka kyçe:

Vlerësimin e saktë të problematikës shëndetësore, Financimin e duhur të sektorit shëndetësor, Decentralizimin e shërbimeve shëndetësore, dhe Zbatimin e e kritereve të performancës dhe të niveleve thelbësore të asistencës shëndetësore. si baza themelore që mund të bëjë të mundur trajtimin e sëmundshmërisë, mbrojtjen e jetës dhe promovimin e shëndetit në Shqipëri, sepse: E drejta e shëndetit duhet mbrojtur me çdo kusht! E drejta e jetës duhet mbrojtur me çdo kusht!

Etiketat e lidhura

Ilir Alimehmeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.