Raporti e “Reporterët Pa Kufij”, Rama: opozita ka më shumë hapësirë në media

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në podcastin “Flasim” lidhur me raportin e “Reporterët Pa Kufij”, duke komentuar edhe analizat mbi pasqyrimin e politikës në media në Shqipëri.

Ai tha se së fundmi ka ndarë një analizë të realizuar nga një grup të rinjsh shqiptarë, të cilët kanë përdorur inteligjencën artificiale për të vlerësuar qëndrimet mediatike në media tradicionale dhe online. Sipas tij, rezultatet e kësaj analize nuk e kanë surprizuar, pasi pasqyrojnë një realitet që ai e konsideron të njohur prej kohësh në raportin mes medias dhe qeverisë.

Rama theksoi se sipas të dhënave të analizuara, rreth 60% e kohës televizive në Shqipëri i kushtohet qëndrimeve të opozitës dhe kritikave ndaj qeverisë, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes përmbajtjeve neutrale dhe një përqindje më të vogël pro qeverisë. Sipas tij, një prirje e ngjashme vihet re edhe në median online, ku portalet shpesh anojnë në mënyrë të qartë kundër qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shpreh se kjo situatë tregon se Shqipëria nuk është një vend me media të kontrolluara apo të kapura, por përkundrazi një hapësirë ku zërat kritikë ndaj qeverisë kanë shumë liri shprehjeje. Sipas tij, kjo e dallon vendin nga sistemet ku media kontrollohet nga pushteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim, Rama argumentoi se përpjekjet për të “kapur mediat” janë të pafrytshme, pasi nuk sjellin fitore politike apo besim publik. Ai shtoi se në një mjedis të lirë mediatik, qytetarët arrijnë të dallojnë më lehtë mes atyre që punojnë dhe atyre që vetëm kritikojnë pa alternativë.

Sipas tij, ekziston një diferencë e qartë mes atyre që, siç u shpreh ai, përpiqen të ndërtojnë dhe të ecin përpara, dhe atyre që mungojnë në vizion dhe program politik. Ai e përshkroi këtë si një problem më të gjerë të lidershipit dhe alternativës politike.

Në përfundim, Rama tha se këto komente i bëri si një reflektim për mbylljen e javës dhe shprehu kuriozitet për vijimin e analizave të bazuara në inteligjencë artificiale mbi median dhe politikën në Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?