Raporti i SHISH: Përmbytjet shkaktohen nga operatorët ekonomikë
Në raportin e SHISH për vitin 2021 përfshihen edhe krimet mjedisore. Shfrytëzimi jashtë kritereve nga operatorë të ndryshëm ekonomikë, të cilët nxjerrin materiale inerte nga shtretërit e lumenjve për përfitime financiare.
Sipas SHISH, kjo ka shkaktuar përmbytje në zonat përreth lumenjve pasi është prishur struktura dhe janë krijuar premisa për dalje të lumenjve nga shtrati, gjë që sjell pasoja në sigurinë ekonomike dhe njerëzore.
Jo të rralla kanë qenë rastet në vendin tonë kur me një rrebesh të shkurtër shiu shkaktohen përmbytje. Peshkimi i paligjshëm në zonat e mbrojtura ujore ka ndikuar negativisht në florën dhe faunën ujore.