Raporti i “Standard&Poor’s”, ministri Mete: Tregues i forcimit të qëndrueshmërisë së financave publike

Ministri i Financave, Ervin Mete ka reaguar për raportin më të fundit të “Standard&Poor’s”. Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit rishikon perspektiva pozitive sa i takon parametrave fiskale të vendit përtej pritshmërive të agjencisë.

Postimi:

📑Lajm i mirë rishikimi në ngritje i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard&Poor’s, nga perspektivë “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar vlerësimin B+.

Swiss Digital Desktop Reklama

🏦Ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë, duke pasur kështu një ndikim në uljen e kostove të huamarrjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

📊Ai është një tregues i forcimit të qëndrueshmërisë së financave publike, menaxhimit të kujdesshëm fiskal dhe përpjekjeve pozitive në ndjekjen e reformave strukturore dhe integrimit evropian.

🇦🇱Ky përmirësim rrit pozicionin e Shqipërisë në tregjet financiare globale dhe hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.

📈Ai shërben gjithashtu si një shenjë besimi nga komuniteti ndërkombëtar në stabilitetin ekonomik dhe potencialin e rritjes së ekonomisë shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?