Raporti: ISIS sulmon popullin se nuk lufton dot forcat speciale
Britania kryeson listën e përpjekjeve të sulme terroriste në Europë, ku në një raport të Europolit i cili tregon shkallën e problemit të xhihaditëve në BE.
Britanika ”Daily Express”, raporton se Mbretëria e Bashkuar ka pasur numrin më të madh të sulmeve terroriste përgjatë vitit 2015, ku 103 incidente të mbetura në tentativë, e ndjekur nga Franca me 72 dhe Spanja me 25. Në total prej 1,077 të dyshuarve për terrorizëm u arrestuan vitin e kaluar në të gjithë BE-në. Shifër më e lartë se në vitit 2014, ku u arrestuan vetëm 774 persona.
Raporti bën me dije se Franca ka regjistruar numrin më të madh të arrestimeve për terrorizëm, 424 të dyshuar, në krahasim me 134 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 61 në Belgjikë. Bastisje të mëdha janë kryer në prag të sulmeve të Parisit në teatrin Bataclan gjatë nëntorit të kaluar.
Në një intervistë për gazetën britanike, Rob Wainwright, drejtor i Europol, ka thënë se: “Në vitin 2015 Bashkimi Europian përjetoi një numër të madh të viktimave të shkaktuara nga sulmet terroriste. Vrasjet dhe lëndimet në vitin 2015, janë si pasojë e sulmeve të sofistikuara terroriste. Sulmet e planifikuara kanë treguar kërcënim ndaj BE-së, nga një pakicë fanatike, e bazuar në Lindjen e Mesme, e kombinuar me një rrjet të njerëzve të lindur dhe rritur në BE”.
Situata e terrorizmit në Raportin e Europolit ka gjetur se ISIS kishte një preferencë për objektiva të buta dhe jo në infrastrukturë si në ushtri, polici dhe objektiva të tjera të vështira.
Raporti nënvizon se shërbimet e sigurisë të BE-së po përballen me sfidë gjithnjë e në rritje të numrit të personave të dyshuar si terroristë, në një mënyrë ose në një tjetër, në favor të ideologjisë së ISIS.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

KOHA JONË SONDAZH

