Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti/ KLSH kishte paralajmëruar që në muajin korrik për problemet me ndërtimet

Aktualitet E martë, 10 Dhjetor 2019 22:42
Raporti/ KLSH kishte paralajmëruar që në muajin korrik për problemet me ndërtimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria ishte paralajmëruar prej kohësh mbi problemet në cilësinë e ndërtimeve të cilat u evidentuan më qarta pas pasojave që solli tërmeti i 26 nëntorit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar sot raportin e  auditimit me temë “Sigurimi i cilësisë së veprave ndërtimore” të kryer që me 12 korrik të 2019.

Ky raport u publikua live në emisionin “Tempora” në RTV Ora.

Auditimi u shtri dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Pas përfundimit të punës paraprake audituese u përgatit programi auditues.

Gjetjet dhe rekomandimet përkatëse, institucioneve të mësipërme.

Auditimi fillimisht u përqendrua në Institutin e Ndërtimit, si institucion i ngritur për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, për të krijuar besim dhe garanci për qëndrueshmërinë në objektet e ndërtimit në vendin tonë në mbrojtje të shëndetit të qytetarit dhe të mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si institucion epror, si dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit si dy institucione të rëndësishme që menaxhojnë fondet publike për ndërtimin e objekteve.

“Veprimtaria e Institutit të Ndërtimit për të ndikuar në sigurimin e cilësisë në objektet ndërtimore nuk ka qenë efektive. Çështjet e sigurisë së cilësisë për veprat e ndërtimit duhet t’i besohet një institucioni kompetent dhe të garantohet me ligj, i cili do të ishte i domosdoshëm për ngritjen e këtij institucioni. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duke mos u angazhuar në plotësimin e kuadrit ligjor mbi organizimin dhe funksionimin e Institutit të Ndërtimit, i cili prej 15 vjetësh funksionon në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Punëve Publike nr. 225, datë 29.06.2004 “Për Krijimin e Institutit e Ndërtimit”, ka dështuar të plotësojë kuadrin ligjor që do të ndikonte në sigurimin e cilësisë së objekteve të ndërtimit, nëpërmjet kontrollit të cilësisë së produkteve dhe dhënies së oponencave teknike për objektet ndërtimore. Mungesa e një stafi të kompletuar teknikisht, rekrutimi i punonjësve jashtë profilit dhe pa eksperiencën e domosdoshme, si dhe mungesa e një laboratori të pa akredituar, ka sjellë dhënien e oponencave jocilësore dhe mungesën e kontrollit të produkteve ndërtimore, duke e kthyer këtë institucion në një zyrë të thjeshtë punësimi, që siguron të ardhurat për vet financim” thuhet në raport.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A i ka shërbyer kuadri rregullativ dhe administrativ i përmirësimit të sigurisë së objekteve ndërtimore?

Baza ligjore për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit duhet të përshtatet me dinamikën e zhvillimit të ndërtimit në vitet e fundit. Institucione të ndryshime si Autoriteti Rrugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të vet qeverisjes vendore, kanë qasje të ndryshme ndaj problemeve të njëjtë, për shkak të boshllëqeve të këtij legjislacioni.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Baza ligjore e funksionimit të IN është e pamjaftueshme. Krijimi i këtij institucioni (me objekt kryesor të punës, një fushë shumë të rëndësishme), me një urdhër të ministrit, si dhe funksionimi i tij në zbatim të një rregulloreje të miratuar vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm, krijojnë mundësinë e mosfunksionimit normal të IN.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 23 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 39 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

Në lidhje me këtë , KLSH i ka rekomanduar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të nisë procedurat për përmirësimin e legjislacionit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, duke kërkuar mendime dhe sugjerime nga aktorët kryesorë (institucione shtetërore, shoqata, etj) të përshirë në veprimtarinë e realizmit të punimeve të ndërtimit në RSH. Gjithashtu në cilësinë e institucionit epror të IN, MIE të iniciojë hartimin e një VKM-je “Për organizimin dhe funksionimin e IN”, ku të përcaktohen qartë detyrat dhe detyrimet e Institutit të Ndërtimit.

A ka qenë efektive veprimtaria e IN për rritjen e sigurisë së objekteve ndërtimore në vend?

Nga auditimit është konstatuar se kapacitetet profesionale të punësuara në drejtoritë kryesore të Institutit të Ndërtimit, nuk janë në nivelin që kërkon një institucion kontrolli dhe kërkimor – shkencor. Fakti që nga 16 punonjësit e Drejtorisë së Rregullave Teknike dhe Oponencës, 7 punonjës nuk kanë licencë për projektim (edhe pse është kriter i kërkuar) dhe 5 punonjës janë të sapo diplomuar dhe pa eksperiencë në fushën e projektimeve, si dhe kryerja e oponencave nga bashkëpunëtorët e jashtëm, evidenton mungesën e kapaciteteve teknike për kryerjen e oponencave teknike.

Në lidhje me këtë , Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar Institutit të Ndërtimit të bëjë ndryshimet e nevojshme në regjistrin e formularëve të përshkrimeve të pozicioneve të punës në Drejtorinë e Laboratorëve dhe në Drejtorinë e Rregullave Teknike dhe Oponencës, në mënyrë që punonjësit e rekrutuar të kenë profesionalizmin për kryerjen e kontrolleve të materialeve dhe produkteve, si dhe për hartimin e oponencave teknike sa më cilësore të projekteve. Gjithashtu Instituti i Ndërtimit të sigurojë qëndrueshmëri të punonjësve të laboratorit

A ka qenë efektive veprimtaria e laboratorit të Institutit të Ndërtimit në funksion të rritjes të nivelit të sigurisë të veprave ndërtimore?

Drejtoria e laboratorëve të Institutit të Ndërtimit ofron shërbime testimi të pa akredituara, për klientët në fushën e ndërtimit, por edhe shërbime të tjera si: Ekspertizave dhe inspektim të veprave ndërtimore për klientë të jashtëm. Në drejtorinë e laboratorëve të Institutit të Ndërtimit, kryhet një numër i madh testimesh me pajisje të pa kalibruara. Kalibrimet e jashtme paraqiten jo të plota dhe jo për të gjitha pajisjet në zbatim të kërkesave të standardit ISO/IEC 17025:2005, pika 5.5, të MC dhe të procedurës DL-PT-07. Për pajisjet që kanë ndikim në cilësinë e testimeve nuk është mbajtur një status i vlefshëm kalibrimi (si p.sh., për makinat e testimit universale (shtypje/tërheqje) apo dixhitale), nuk kanë certifikatë kalibrimi ku të jetë identifikuar data e fundit e kalibrimit dhe data e planifikuar për kalibrimin e ardhshëm (në zbatim të frekuencës së kalibrimit) dhe për pasojë nuk mund të gjykohet mbi mirëmbajtjen korrigjuese të pajisjeve nëpërmjet zbatimit të programeve vjetore të kalibrimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe programeve të mirëmbajtjes parandaluese si dhe sigurimit të gjurmueshmërisë në mënyrë të vlefshme.

A ka qenë efektive veprimtaria e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për rritjen e sigurisë së objekteve ndërtimore në vend dhe përmirësimit të cilësisë së projekteve që zbatojnë?

Standardet e projektimit të banesave, çerdheve, shkollave dhe kopshteve, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 626, datë 15.7.2015, Nr. 530, datë 20.7.2016, Nr. 319, datë 12.4.2017, Nr. 159, datë 1.3.2017 kanë një shumëllojshmëri rekomandimesh, por nuk paraqitet në asnjë pjesë të tyre ndonjë rekomandim konkret ose referencë në lidhje me llogaritjen antisizmike të strukturave.

Përsa i përket riaftësimit strukturor të ndërtesave ekzistuese të kopshteve jepet një rekomandim, i cili është evaziv dhe jo specifik, i cili nuk orienton lehtësisht projektuesit në rast se kërkohet një projekt riaftësimi strukturor.

Referencat si Eurocode 1998-3, për riaftësimin strukturor nuk janë të mjaftueshme, sepse janë në gjuhën angleze, nuk janë të ilustruara me zgjidhje grafike të ndërhyrjeve ku mund të orientojnë më lehtësisht projektuesit. Ndërsa Eurocodet të cilat janë në gjuhën shqipe kanë problematika përsa i përket aksesit nga përdoruesit, terminologjisë, mënyrës së përkthimit dhe fuqisë ligjore në territorin e RSH.

Përsa i përket kontrollit të cilësisë së materialeve të ndërtimit dhe aplikimin e tyre në ndërtesa, ky proces është plotësisht jashtë kontrollit. Nga auditimet e mëparshme të kryera në objekte të ndryshme ndërtimore të prokuruar nga institucione shtetërore, është konstatuar përdorimi i materialeve të një cilësie tepër të dobët dhe jo sipas standardeve.

Në lidhje me këtë, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të publikojë online/ose në media, raporte periodike në lidhje me verifikimin e cilësisë së materialeve të përdorura për çdo kategori punimesh, dhe të publikojë të gjithë listën e materialeve dhe markave të cilat nuk i përmbushin kriteret minimale të cilësisë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të tregohet më transparente dhe të publikojë online/ ose media, të gjitha vendimet e marra në lidhje me penalitetet për subjektet që ushtrojnë aktivitetin në fushën e projektimit, mbikëqyrjes, kolaudimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit.

A është efektiv veprimtaria e laboratorit të ARRSH-së në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë së veprave ndërtimore dhe nëqoftëse ky laborator është i akredituar?

Nga auditimet e kryera në Autoriteti Rrugor Shqiptar, ky laborator nuk rezulton efektiv përsa i përket rritjes së cilësisë së punimeve të ndërtimit. Nga ARRSH nuk administrohen në mënyrë korrekte kampionet e marrë, kjo edhe për shkak të ambienteve jo të përshtatshme ku ndodhet laboratori aktual dhe magazinimit të kampionëve. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, megjithëse zbaton projekte me vlera të konsiderueshme, si të infrastrukturës rrugore, bulevarde, sheshe, rikonstruksione godinash dhe sinjalistikë rrugore, nuk disponon asnjë pajisje laboratorike për kryerjen e provave të materialeve të përdorur.

Etiketat e lidhura

KLSHkontrolli i larte i shtetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 26 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.