Raporti nga INSTAT, 70 viktima nga aksidentet në 4 muaj të 2021

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Viktimat nga aksidentet rrugore mbeten në shifra të larta edhe për vitin 2021, aq sa mund të jenë më shumë sesa nga Covid-19. Në raportin e INSTAT, thuhet se në 4 muajt e parë të 2021 kanë humbur jetën nga aksidentet 70 viktima, 30% më shumë se përiudha janar-prill e vitit 2020. Shifrat vijnë në rritje prej vitit 2018, ku në të njejtën periudhë numri i aksidenteve me humbje jete ishte 61 viktima.

2020 solli uljen në 49 viktima, e kushtëzuar nga mbyllja totale në muajt mars e prill, ndërsa sot, kur ka kaluar 1/3 e vitit, numri i jetëve të humbura nga aksidentet shënon rritje të ndjeshme. Shkaqet nisin nga përdorimi i alkoolit që gjithsesi ka patur ulje e deri te sjellja e këmbësorit, ku referuar gjithmonë katër mujorit të parë, është bërë burim aksidentesh në 19.2% të rasteve.

Nga ana tjetër, edhe fatalitetet janë në rritje edhe aktualisht në muajin maj, ku kanë humbur jetën plot 16 persona. Viti 2016 shënoi kulmin e aksidenteve rrugore, me 2032 të tillë dhe me një numër rekord vdekjesh, plot 2778 persona. Vitet pasardhëse kanë shënuar ulje të ndjeshme, duke kulmuar në 12 muajt e fundit të cilat kanë qenë më të qetat e dekadës së fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa vendi i rikthehet normalitetit nga pandemia, 2021 po shfaq shifra shqetësuese në gjysmën e parë të vitit, numra të cilat e rendisin Shqipërinë ndër vendet më numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në rrugë në raport me popullsinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?