Raporti nga INSTAT: Shqetësues numri i aksidenteve në vend

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Instituti i Statistikave, ka publikuar së fundmi raportin mbi aksidentet në vendin tonë për 3 muajt e parë të vitit. Sipas raportit, 323 aksidente u regjistruan në tre muajt e parë, me një rritje në krahasim me një vit më parë ku ndikoi edhe karantina e marsit të 2020.

Vetëm në muajin mars numërohen 119 aksidente me 150 persona të lënduar dhe 18 viktima. Për shumicën dërrmuese të këtyre fataliteteve, fajin e kanë drejtuesit e mjetit vëren raporti dhe në 1/5 e rasteve fajin e kanë pasur këmbësorët që kalojnë në rrugë në vende jo të përcaktuara.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 26,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej”.

SHKARKO APP