Raporti nga ISP: Tabaku dhe Braçe, deputetët me vlerësimin më të lartë në Kuvend

Instituti i Studimeve Politike ka kritikuar Kuvendin se dështoi të krijojë një klimë besimi dhe dialogu politik gjatë sesionit të kaluar. Në një raport për periudhën shtator-dhjetor 2022, ISP vëren se jeta parlamentare u dobësua nga problematika brenda opozitës.

“Dualiteti i opozitës reflektoi edhe funksione specifike të Kuvendit, siç janë funksionet zgjedhore, ato ligjvënëse dhe ato përfaqësuese“, thekson ISP në raportin e tij.

Sipas ISP, deputetët me vlerësimin më të lartë në këtë sesion parlamentar ishin Jorida Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS), grupi i PSD dhe PDIU ishin grupet më pak aktive në parlament, qarku Fier ishte më aktivi dhe qarku Shkodër më pak i përfaqësuari, gratë deputete ishin 6% më efikase, sesa deputetët burra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total 22 deputetë folën “me heshtje” gjatë katër muajve parlament, si dhe thuajse të njëjtët nuk morën pjesë as në diskutimet në komisionet parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?