Raporti – Transparenca e munguar e Bashkive, BIRN: Niveli mesatar 43%
Me ndarjen administrative, Bashkitë kanë më shumë kompetenca në qeverisjen e tyre, por një studim i realizuar nga rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative tregon se transparenca në pushtetin vendor është në nivelin 43%. Kjo do të thotë, sipas raportit, që mbi gjysma e Bashkive në territorin e vendit nuk janë transparente për punësimet, emërimet apo projektet strategjike të tyre.
Bashkitë nuk janë transparente për emërimet e administratorëve lokal, punësimet, nuk respektojnë ligjin për të drejtën e inforimimit dhe nuk publikojnë në faqet e interentit projekte që kanë interes publik.
Një raport i rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative BIRN, mbështetur nga Lëviz Albania tregon se nga 60 Bashkitë e marra në studim, niveli i transparencës është 43%.
Kristina Voko: “Dërguam 61 kërkesa për të drejtë informimi mbi procedurat dhe arsyet e përzgjedhjes së administratorëve të njësive administrative dhe CV e tyre. Vetëm 16 përgjigje na u kthyen brenda 10 ditësh sa i përket kritereve të përzgjedhjeve të administratorëve lokalë. Përgjigjet ishin që ata u zgjidhën për kriter politik”
Besnik Dervishi, komisioneri i të Drejtës së Informimit tha se në zyrën e tij janë depozituar 182 ankesa nga media, qytetarët dhe subjekte të ndyshëm për shkak se nuk kanë marrë infomacion nga pushteti vendor.
Dërvishi: Nuk njihet ligji, duhet ta pranojmë që jo në të gjitha nivelet e administratës sonë, veçanërisht asaj vendore që po flasim, nivelet e administratës nuk janë në atë të kërkuar për t’iu përshtatur kërkesave dhe procedurave që imponon ligji për të drejtën e informimit.
Sipas të dhënave, Bashkitë që kanë patur nivelin më të lartë të transparencës ndaj qytetarëve duke publikuar informacion në faqen e internetit të tyre janë Bashkia e Vlorës, Shkodrës, për të vijuar më pas me Lezhën dhe Durrësin.
Ndërsa Bashkitë vlerësuar me përqindjen më të ulët janë Bashkia e Skraparit, Patosit, Mirditës dhe Ura Vajgurore.
KOHA JONË SONDAZH

