Raporti tronditës në Itali: Shqipëria e mbuluar me kanabis

Sipas “Corriere della Sera”-s, plantacionet e drogës në Shqipëri janë dyfishur brenda dy viteve.

Sipas kësaj gazete, biznesi kriminal i kanabisit që qarkullon miliarda euro, për herë të parë e ka thyer murin e 1 mijë tonëve në vit.

Gazeta i referohet një raporti të Guardia di Finanza-s, që thotë se në Shqipëri në vitin 2015 kishte plot 1200 plantacione droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse në vitet 2013/2014, kryeqyteti ndërkombëtar i kanabisit ishte Lazarati, tani gjërat kanë ndryshuar: klanet janë spostuar në zonën e Shkodrës, më të vështirë për t’u kontrolluar. Në vitin 2015 janë zbuluar 243 mijë bimë kanabisi gjatë një aktiviteti që ka sjellë shfrytëzimin e 15.83% të territorit shqiptar. Numrat janë në rritje në krahasim me vitin e kaluar kur ishin 815 plantacione dhe 165 mijë bimë. Në vitn 2013 ishin 305 plantacione dhe 81.300 bimë kanabisi në një sipërfaqe prej 12.5% të Shqipërisë”, citon ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gazetë thuhet gjithashtu se situata po monitorohet me kujdes jo vetëm nga Italia dhe BE, por edhe nga SHBA.

Duke theksuar edhe raportin vjetor të Departamentit të shtetit, ku thuhet se Shqipëria mbetet një vend burimi për marijuanën dhe një pikë tranziti për kokainën dhe heroinën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?