Raportohet se drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, është ndaluar në Morinë
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është ndaluar pak momente më parë në pikën kufitare të Morinës.
Lajmi raportohet nga media kosovare Kanal 10.
Sipas burimeve të cituara prej saj, Hyseni ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare të Morinës, ku është ndaluar.
Deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet shqiptare për ndalimin dhe arsyet e tij.

