Rastet kur një lojtar nuk lejohet të hyjë në kazino

Një lojtari apo frekuesntuesi të lojrave të fatit mund t'i ndalohet të hyjë në subjektet e licensuara si të tilla nëse familjarët e tij bëjnë një kërkesë me shkrim.

Kjo është një nga risitë që sjell ligji i ri mbi lojrat e fatit, i cili u shqyrtua në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese me prezencën edhe të ministrit të Financave Shkëlqim Cani.

Kreu i Financave publike  tha se ligji në fjalë synon luftën ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal, luftën kundër efekteve sociale si dhe përmirësimin e kuadrit rregullativ.

Duke treguar ndryshimet që pritet të sjellë ky ligj,  Cani u shpreh se kaziontë do të vendosen jashtë qyteteve në pika turistike të caktuara, si dhe do të ketë një regjitër për lojtarët të cilët do të duan të luajnë në kazino.

Ministri i Financave nënvizoi se do të ketë edhe një skemë të re taksimi ku tarifa për t’u licencuar do të variojë nga 40 mijë lekë në 1 miliardë lekë për kazinotë e mëdha.

“Do të aplikohen regjistrat për lojtarët. Distanca e këtyre subjekteve nga institucionet e arsimit dhe komuniteteve fetare. është 10-fishuar.

Kazinotë do të jenë vetëm nëpër pika turistike jashtë qyteteve.

Lojërat e fatit online të palicensuara janë të ndaluara. Pranohet refuzimi lojtarëve  kur familja  kërkon që mos lejohet të futet.

Kjo kërkesë do të shpërndahet në të gjitha pikat dhe ai nuk do të  lejohet më.

Gjithashtu do të ketë një skemë të re taksimi, lojërat e fatit përjashtohen nga TVSH,  jo me pak se 40 mijë lekë do të paguhet për çdo nipt sekondar.

Pra tarifa për t’u licensuar do të variojë nga 40 mijë lekë në 1miliardë lekë për kazinotë e mëdha”, tha ministri Cani.

Duke u ndalur tek masat e marra nga qeveria në vitin 2013, Cani tha se ato kanë sjellë një ulje të informalitetit dhe evazion fiskal. Sipas Canit projektligji synon edhe një sistem monitorimi online në kohë reale, e cila do të nisë të funksionojë në vitin 2016.

“ Nga masat e marra janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lojërash fati në muajin tetor të vitit 2013.  

Janë kontrolluar 4 mijë subjekte ku janë marrë 118 masa administrative si dhe janë kallëzuar penalisht 35 raste për ushtrim aktiviteti pa licensë.

Po ashtu janë rritur të ardhurat nga 47.8 përqind si rezultat i luftës ndaj informalitetit.

Në këtë kuadër synohet kontrroll kohe real përmes sistemit të monitorimit online në 2016”, u shpreh kreu i Financave publike.

Nga ana e tyre edhe deputetët e mazhorancës mbështetën këtë nismë ligjore duke shtuar se në vitin 2016, Shqipëria do të mund të zgjohet pa lojëra fati.

Deputetët gjithashtu kërkuan edhe rritjen e distancës ndërmjet pikave të basteve në më shumë se 200 metra, që është aktualisht.

SHKARKO APP