Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Rasti i Kohl-it me CDU-në në Gjermani”/ Ja çfarë duhet të bëjë PD-ja në mënyrë që të mos rrezikojë të ardhmen

Aktualitet E enjte, 20 Maj 2021 16:47
“Rasti i Kohl-it me CDU-në në Gjermani”/ Ja çfarë duhet të bëjë PD-ja në mënyrë që të mos rrezikojë të ardhmen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jonila Godole

Më 30 nëntor 1999, një vit pasi CDU kishte humbur zgjedhjet pas 16 vjetësh në pushtet, ish-kancelari Helmut Kohl – lider historik që kishte mundësuar bashkimin e Gjermanisë dhe drejtues i CDU për 25 vjet – mbajti një fjalim në Këshillin Drejtues të partisë ku merrte i vetëm përgjegjësinë për akuzat që i bëheshin (Schwarzgeldaffäre), se kishte financuar për vite të tëra partinë me donacione anonime, të shpërndara në llogari të ndryshme bankare.

Kohl u mbrojt duke thënë se për shkak të „Ehrenwort“, fjalës së nderit që u kishte dhënë donatorëve, ai nuk do t’ua përmendte kurrë emrat. Mbështetësit e Helmut Kohl brenda partisë, ose i dolën në krah, ose heshtën, ndërkohë që kjo aferë korruptive dihej se do ta dëmtonte rëndë imazhin e CDU që shpresonte të rikthehej sa më parë në pushtet.

Heshtjen e theu vetëm një grua, Angela Merkel, më 22 dhjetor 1999, sekretare e përgjithshme e partisë në atë kohë, dhe e mbështetur në karrierën e saj politike pikërisht nga Helmut Kohl.

“Çupa e Kohlit” (Kohl’s Mädchen), siç e quanin Merkelin, përmes një artikulli në gazetën konservatore „Frankfurter Allgemeine Zeitung“ vlerësonte kontributin historik të Kohl në parti, por e dënonte atë për qëndrimin që po mbante, pasi po respektonte më shumë fjalën e dhënë duke mbrojtur një veprim ilegal, sesa ligjin. CDU duhet të mësonte të shkonte përpara edhe pa Helmut Kohlin, „kalin e betejës“ në luftën me kundërshtarët politikë. Veprimet e Kohl e kishin dëmtuar partinë sipas Merkelit, dhe shfajësimet e tipit „të sqarojmë njëherë gabimin“ apo „të ruajmë trashëgiminë“ e Kohl, nuk kishin më vend. Kush kërkonte gjoja zbardhjen e aferës, në të vërtetë kërkonte shkatërrimin e CDU.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Se çfarë ndodhi më pas, është histori tashmë. Në prill 2000, Angela Merkel u zgjodh kryetare e CDU me 895 vota nga 937 gjithsej dhe nga viti 2005 deri më sot ajo vazhdon të jetë kancelare e Gjermanisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Akuzat ndaj Helmut Kohl dhe vështirësia e CDU për t’u përballur me figurën e tij historike, m’u kujtuan dje pas vendimit të DASH për ta shpallur Berishën non-grata në SHBA. Ngjashmëritë mes dy rasteve, kuptohet, nuk janë të gjetura dhe as nuk mund të krahasohen dy kontekste të ndryshme.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 16 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 21 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 21 minutash

Por diçka mund të mësohet edhe nga kjo histori: Vetëm institucionet shqiptare mund ta gjykojnë dhe t’i japin pafajësinë apo jo liderit historik të PD dhe tranzicionit të dhimbshëm shqiptar. Nga ana tjetër, ky është një moment historik për PD që të shohë thellë brenda vetes së saj dhe të mbajë përgjegjësi për të shkuarën, në mënyrë që të mos rrezikojë të ardhmen.

PD duhet të ecë me këmbët e veta!

Etiketat e lidhura

Jonila Godole
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 7 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 15 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 16 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 21 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.