Rasti i publikuar në media, QSUT: Cenim i etikës profesionale, masa administrative dhe disiplinore
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi sot lidhur me publikimin e një videoje në mediet online, ku shfaqet një rast i papranueshëm i cenimit të etikës profesionale në një prej shërbimeve mjekësore.
”Menjëherë pas verifikimeve të kryera është identifikuar punonjësja e përfshirë dhe janë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.
QSUNT thekson se mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar kujdes shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient. ”Çdo shkelje e kodit të etikës, çdo sjellje që cenon dinjitetin e pacientit apo besimin ndaj shërbimit shëndetësor, është dhe do të mbetet e patolerueshme”, thuhet në deklaratën e QSUNT-së. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shfaqet një infermiere te Psikiatria, e cila ofendon dhe keqtrajton një paciente.
KOHA JONË SONDAZH

