Rasti Lulzim Basha dhe precedenti Belinda Balluku

Ajo që ndodhi me zv/kryeministren dhe ministren Belinda Balluku, si precedenti i parë nga drejtësia e re, mund të bëhet udhë edhe për ministra të tjerë. Në të vërtetë, ka pasur ministër nën hetim nga Prokuroria edhe më herët: dikur, Lulzim Basha. Ai hetohej, por vazhdonte punën si ministër i Transportit. Berisha e mbajti në detyrë, ndonëse ishte nën hetim. Asokohe askush nuk foli, derisa dosja u pushua.

Në rastin e Ballukut, askush nuk po thotë të mos hetohet.

Nuk mund të mbrohet mos hetimi!

Swiss Digital Desktop Reklama

Balluku duhet të hetohet si të tjerët, por pezullimi krijon precedent të rrezikshëm, sepse kështu rezulton se pushteti gjyqësor mund të bëjë qeverinë, e cila ka marrë mandat popullor. SPAK-u mund të kishte kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes Balluku, sesa një vendim pezullimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dueli mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv po shkon në Gjykatën Kushtetuese, dhe ajo, nisur nga precedenti, do të vendosë me një normë përfundimtare se si do të veprohet pas rastit Balluku. Nëse Kushtetuesja e kthen në normë “pezullimin”, nuk është çudi që të kemi qeveri të pezulluar, në mos edhe qeveri pa kryeministër!

Jo vetëm qeverinë e Ramës, por edhe çdo qeveri pas Ramës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?