Raunig: Që reforma e drejtësisë të jetë e efektshme, duhet të jetë e plotë

“Që reforma e drejtësisë të jetë e efektshme, ajo duhet të jetë e plotë”. Kështu u shpreh sot Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Florian Raunig në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Drejtiësisë për mbikëqyrjen elektronike dhe shërbimin e proves, si një nga format e alternativave të dënimit me burgim. Në takim merrnin pjesë Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, dhe Drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa.

Lidhur me reformën në drejtësi, Raunig tha se, “që reforma e drejtësisë të jetë e efektshme, ajo duhet të jetë e plotë”. “Kjo”, tha ai, “nënkupton që të ndërmerret jo vetëm reformimi i ligjeve dhe strukturave, por gjithashtu të prezantohen masa për rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë”.

Në fjalën e tij për shërbimin eprovës, Raunig u shpreh se, edhe pse programi për mbikëqyrjen elektronike efikase mbështetet në teknologji të qëndrueshme dhe të vërtetuara, kyçi drejt suksesit qëndron te menaxhimi dhe administrimi i tij.

 “Bashkëpunimi ndërinstitucional midis të gjithë aktorëve të angazhuar për mbikëqyrjen elektronike është pjesë thelbësore e këtij suksesi. Nëse gabohet në këtë drejtim, programi do të humbiste besueshmërinë dhe do të dështonte”, tha ai.

Ai tha se, tani që Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një reformë të Kodit të Procedurës Penale, është koha e duhur për të përfshirë mbikëqyrjen elektronike.

SHKARKO APP