Reagon Amerika për grushtin e shtetit në Turqi: John Kerry, konferencë në Moskë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndjekur me vëmendje ngjarjet e fundit që po ndodhin në Turqi, por deri më tani nuk dihet me saktësi se në favorin e kujt është kjo situatë. Në atë të qeverisë, apo ushtrisë që ka bllokuar gjithcka në Turqi. Kështu të paktën shprehen burimet për Reuters.
Por, Sekretari i Shtetit, John Kerry në një konferencë për mediat në Moskë, shpreson që paqja dhe stabiliteti të vazhdojnë në Turqi, ku po edhe po ndodh një grusht shteti.
Ai ka thënë se nuk mund të flasë më shumë, pasi nuk është i informuar mirë për situatën aktuale në Turqi.
KOHA JONË SONDAZH

