Reagon Beketi: S’ka gjyq deri vitin tjetër, akuzat të pabaza

 

Përfaqësues të biznesmenit italian, Françesko Beketi kanë reaguar lidhur me ekstradimin e tij për të përditshmen britanike “The Guardian”.

Sipas gazetës britanike, pronari i televizionit “Agon Channel”, do të ketë një seancë procedurale në datën 7 dhjetor të këtij viti në Londër, ku do të nisë shqyrtimi i kërkesës së palës shqiptare për ekstradim.

Por në reagimin e tij, vet Beketi, deklaron se nuk do të ketë një seancë substanciale gjyqësore për ekstradimin deri vitin e ardhshëm.

“Një seancë substanciale nuk do organizohet deri vitin që vjen. Sigurisht nuk është marrë asnjë vendim për ekstradimin e tij. Beketi dhe avokatët e tij besojnë se mbrojtja e tij është e fortë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga “The Guardian”.

Beketi mohon kategorikisht akuzat e prokurorisë shqiptare që sipas tij janë të pabaza.

“Beketi mohon me forcë akuzat ndaj tij si të pambështetura në prova. Qeveria shqiptare po i ngre pretendime si reagime ndaj dy gjyqeve të arbitrazhit të nisura nga kompani të lidhura me zotin Beketi kundër qeverisë për shuma të mëdha parash.Paditë janë presion ndaj zotit Beketi për të zgjidhur këto arbitrazhe”,­ thuhet më tej në deklaratën për shtyp.

SHKARKO APP