Reagon Janullatosi: Unë president i Greqisë? S’mund të marr poste politike

“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, i pyetur nga gazetarë të ndryshëm, si në Greqi ashtu edhe brenda vendit, lidhur me lajmet e përhapura gjerësisht mbi propozimin e tij për president të Greqisë, u përgjigj në mënyrë lakonike: Hierarkuorthodhoks ka një detyrë të caktuar kishtare. Ai nuk mund të marrë poste politike”.

Me një deklaratë të tillë, zyra e shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka sqaruar lajmin e përhapur së fundmi në mediat fqinje dhe ato vendase, për kandidimin e mundshëm të kryepeshkopit Janullatos për kreun e Presidencës së Greqisë, nga Syriza.

 

SHKARKO APP