Reagon media online e Shkullakut dhe Bushatit: Videoskandali.Përse Carlo Bollino është veshur polic?

Nuk ka vonuar dhe menjehere ka reaguar lapsi.al i Armand Shkullakut dhe Andi Bushatit, dy emra te medhenje ne boten e medias. Ja se ç'shkruan portali i tyre:

Pronari italo-shqiptar i  të përditshmes “Shqiptarja.com”, Carlo Bollino, është shfaqur këtë fundjavë me një editorial ku shqetësohet për mungesën e theksuar të respektit ndaj shtetit nga ana e opinionit publik shqiptar. Duke u nisur nga videoja e publikuar, pothuajse në të gjitha mediat, ku një qytetare përplaset me dy policë rugorë, Bollino është në merak për faktin se në bankën e të akuzuarve u vunë dy policët që sipas tij thjesht reaguan ndaj agresores.

 

“Duke lexuar titrimet e bëra nga gazetaret në video, kuptohet se një nga policët, pasi është sulmuar verbalisht nga qytetarja e gjobitur, i  është përgjigjur  “ik, k…” (nën zë, sepse në audion origjinale nuk dëgjohet, ndërsa të bërtiturat e gruas po).  Ne fakt nëse do të kishte ndodhur në Itali, a në Gjermani, a në Francë, ngjarja nuk do të kishte shkuar më tej: që në ulërimat e para zonja do të prangosej, do të dërgohej në një komisariat. Nëse do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, zonja me shumë gjasa do të imobilizohej me një shkarkim elektrik dhe do të ishte rrëzuar përtokë menjëherë”.

 

Por gazetari që është pro shkarkesës elektrike mbi të pabindurit shkon edhe më tej: “Në vend që të indinjohet dhe të habitet për një grua që përshtyn në fytyrë një polic, shumë (jo të gjithë, në të vërtetë) u indinjuan pse polici nuk u kthye nga ana tjetër duke fshirë pështymën, por reagoi” thotë ai.

 

Për këdo që e ka parë videon është e qartë se reagimi i  të dyja palëve është i  ekzagjeruar. Edhe qytetarja nga Lezha që sot gjendet në qeli e ka tejkaluar të drejtën e saj. Nëse ndaj saj ka pasur shkelje apo ekzagjerim, ajo nuk kishte pse reagonte në atë mënyrë, por kishte boll hallka të shtetit për t'u ankuar. Por edhe dy policët, që më shumë i  ngjanin dy bashibozukëve që nuk kanë as kokë për të mbajtur kapelet e tyre, mund edhe ta godisnin gruan 40 vjeçare me shkarkesë elektrike, por në asnjë mënyrë ata nuk kishin të drejtë të merreshin me anën e saj morale. Nëse ajo ishte kurvë?????. Nëse ajo e përdorte vaginën e saj sashtu si ja donte qejfi, ky qe një pboblem moral i  saj, por dy njerzit me uniformë nuk qenë aty si policia e virtytit e ajatollahëve të Iranit për të vërtetuar ndrshmërinë e saj. Ata qenë aty për të gjykuar sjelljen e saj karshi ligjit. Dhe të kesh policë që i  gjykojnë qytetaret e këtij vendi me konceptin e kurvës apo të virtytshmes, ky është vërtet një problem. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me injorancë dhe në rastin më të keq me sjellje seksiste.

 

Por këtu problemi nuk është se kush është me kurvën dhe kush me njerëzit me uniformë. Këtu ndarja është me e madhe. Ka një pjesë të opinionit që kërkon të jetë kërkuese me policët, me ata për të cilët paguajmë taksat, të cilët i  kemi parë të marrin 2 mijë leksha kot më kot, ata të cilët i  kemi parë t'i lënë vrasësit të ikin, duke bërë sikur s'kanë parë gjë, ata të cilët i  kemi parë t'i dëndin në gjoba turistët nga Kosova. Ndaj atyre policëve që nuk dinë të të thonë mirëdita kur të ndalojnë në rrugë, që i  kanë fshirë nga fjalori fjalët të lutem dhe faleminderit, një pjesë e publikut me të drejtë është dyshuese dhe mosrespektuese.

 

Ka dhe një grupim tjetër, që janë me institucionet, shtetin virtual, paprekshmërinë e zyrtarit, policit, ushtarakut e kështu me radhë.  Ata llogarinë e kërkojnë tek opinioni publik, tek qytetarët, tek protestuesit dhe në rastin më të keq jo tek ata që vrasin për të mbrojtur institucionet, por tek ata që kërkojnë të protestojnë përpara tyre.

 

Më këta të dytët është renditur këtë rradhë edhe Karlo Bolino. Sipas tij, më shumë rëndësi ka qëndrimi i  qytetares sesa i  përfaqësuesit të shtetit. Sipas tij më tepër duhet të jemi të rreptë me individin, sesa me njeriun e ligjit.

 

Kjo logjikë nuk është hera e parë që shfaqet në Shqipëri. Ky lloj fahriballiizmi, që gjen gjithnjë argumenta për t'u renditur në favor të pushtetit, është i  vjetër sa demoktacia në këtë vend. Dhe fatkeqësisht mbartësit dhe përçuesit e tij njihen. Ata janë gazetarë, apo botues, të lidhur ngushtë me pushtetin, që gëzojnë favoret e tij, që shfrytëzojnë paratë e tij, që përfitojnë nga tenderat publikë.

 

Në këtë anë është renditur tani edhe Karlo Bolino. Ai ka nxituar të marrë flamurin e atij, që në konfliktin e përhershëm mes merakut për të respektuar shtetin apo qytetarin, gjithmonë zgjedh të parin.

 

Dhe si për ta bërë edhe më të qartë se ky angazhim i  tij nuk është vetëm parimor, por i  shërben edhe interesave të ditës, ai bën edhe një ndarje tjetër. Për Bolinon, ata që video skandalin mes gruas lezhiane dhe dy rugorëve e panë me shqetësimin e shkeljeve të policisë, janë thjesht viktima të propagandës berishiane.

 

Mediat që kultivojnë në mënyrë instiktive dhe akritike këtë populizëm, janë shprehja perfekte e politikës: nëse një ish-kryeministër i  lejon vetes të quajë publikisht kriminel, trafikant dhe vrasës çdo përfaqësues të Institucioneve të konsideruara si kundërshtarë politikë, si të habitesh pastaj nëse njerëzit sillen në të njëjtën formë? Niveli shumë i  ulët i  gjuhës institucionale, ndaj të cilës Sali Berisha vazhdon të jetë shembulli më i  keq i mundshëm, për fat të keq po njollos kulturën e Shqipërisë në këto 25 vitet e fundit, në të njëjtën mënyrë si diktatura njollosi mentalitetin e shqiptarëve në 40 vite e meparshmë”.

 

Berisha, që në fillim të kthesës demokratike në të cilën ishte protagonist, pengoi në çdo mënyrë, që nga rrënojat e regjimit të lindte një embrion i  një Shteti modern; mision anti-Shtet që vazhdon edhe sot, duke u sforcuar të shkatërrojë ditë pas dite çdo tentativë të ngritjes në këmbë të një modeli shteteror. Gruaja që pështyn në fytyrë policin dhe njerëzit që duartrokasin janë sinteza perfekte e “kulturës” së tij”.

 

Kështu shkruan Bolino si për të sqaruar se ai jo vetëm është një idhtar i  instritucioneve dhe i  shtetit, por se është një të njëjtën kohë edhe një militant antiberishist.

 

Natyrisht, gjuha, stili, metoda e përbaltjes dhe akuzat prej shejtan budallai të Sali Berishës, janë të neveritshme për çdo qytetar normal të këtij vendi. Por, kur ato, një gazetar dhe një botues, i  përdor si armë për t’i treguar besnikëri pushtetit, ato bëhen njësoj të neveritshme. Carlo Bollino e ka marrë tashmë përsipër këtë rol. Me këtë shkrim në dorë, ai do të mundet që nesër të trokasë në dyert e të gjitha ministrive, ashtu siç bën prej kohësh. Ai do të vazhdojë të kërkojë ndere në këmbim të mbështetjes, duke u përpjekur të bëjë bashkë luftën kundër kancerit të gjirit, me mbrojtjen e burrave seksistë, hapjen e tuneleve të Enverit me mbrojtjen e bunkerit të një shteti demokratik. Ai e ka zgjedhur rrugën e tij. Duke i  bërë edhe një nder Edi Ramës: duke vërtetuar shprehjen e tij, “se është sistemi ai që i  korrupton njerëzit”. Kjo mund t'i ndodhë edhe një italiani në Shqipëri.

SHKARKO APP