Reagon Ministria e Mirëqenies: PD, kunati i Lulit dhe zëdhëneset e kunatit, të shkojnë në prokurori

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka reaguar ndaj akuzave të përsëritura të PD-së për abuzime me fondet publike. Sipas PD-së  "drejtoresha e Erion Veliajt ka detyruar specialisten e prokurimit, me presione e kërcënime sistematike, që të firmosë procedurën e paligjshme, sepse paratë i duheshin kaluar me cdo kusht kompanisë EAG.  Sipas PD-së "kjo kompani qeveritare, që zotërohet nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, ka arritur në 8 muaj të marrë 520 milionë lekë nga shumë zyra e agjensi qeveritare".

Ndërsa në reagimin e saj Ministria e drejtuar nga Erion Veliaj fton që PD t'i drejtohet prokurorisë për këto akuza, nëse është serioze në deklaratat e saj.

"Sqarojmë se për 1 Qershorin 2014, MMSR nuk ka shpenzuar ASNJË QINDARKË të taksapaguesit, por është sponsorizuar nga agjencitë e OKB në Shqipëri. Për Zyrat e Punës, MMSR nuk ka shpenzuar ASNJË QINDARKË te taksapaguesit, por ato janë sponsorizuar nga banka, kompani celulare e shoqata biznesi për të mos rënduar buxhetin e shtetit. Logot e tyre i keni në hyrje të çdo zyre pune. Për investimet në shkollat profesionale, MMSR nuk ka shpenzuar ASNJË QINDARKË nga taksapaguesit, por kemi tërhequr maksimalisht qeveritë gjermane, austriake e zvicerane.

E kuptojmë se pasi e lanë shkretë dhe transferuan gjithë buxhetin e shtetit tek kunati i Lulzim Bashës, në PD ndihen të diskredituar se vendi është normalizuar, se pagesat e PAK, NE, pensionet dhe këstet e ish të përndjekurëve jepen në kohë, që të huajt e bizneset janë gati të financojnë projekte publike kur shohin një qeveri serioze. Dhe në pamundësi për të dhënë një alternativë të tyre, janë rreshtuar sot të mbrojnë monopolin e kunatit të Bashës, si bankomat i luksit të SHQUP-it.

E ftojmë PD-në, kunatin e Lulit dhe zëdhëneset e kunatit, të shkojnë në prokurori për çdo shkelje. Ftojmë prokurorinë të hetojë çdo shpifje e akuzë. Kjo është e vetmja mënyrë serioze për t'u përballur me industrinë e baltës". thuhet në reagimin e MMSR.

MMSR më tej pohon se e gjithë kjo bëhet për shkak se kompania e Lulzim Bashës dhe e  kunatiti të tij nuk gëzon më monopolin 100% të të gjitha aktiviteteve publike siç bënte deri një vit më parë

"Ne kaq jave PD ka perfolur mbi 5 kompani, te cilat nuk kane asnje lidhje me MMSR, sipas modelit "kap e bjer, se diçka do te ngjise". A eshte ky faji i tyre pse nuk jane kompania e Lulzim Bashes dhe Erjon Isufajt? Sipas logjikes se tyre, nese nuk je kompania e Kunatit, je e armikut, dhe jo operator i nje tregu ku konkurrojne te gjithe njesoj. Perveçse kjo eshte nje shpifje, eshte diskredituese edhe per rolin e PD si agjenci e agjencise se kunatit", përfundon reagimi ndaj akuzave të PD-së

 

SHKARKO APP