Reagon OST pas ndërprerjes së energjisë: Defekti erdhi nga…
Ka reaguar Operatori i Sistemit të Transmetimit lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa qytete të vendit.
“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga këqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve“,- njofton OST.