Reagon SHBA: Pretendohet se Doshi është përfshirë në veprimtari kriminale

Në një deklaratë jo të zakontë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sot për zhvillimet politike në Partinë Socialiste. Ambasada e SHBA shprehet se "pretendohet se Tom Doshi është përfshirë në veprimtari kriminale" dhe mirëpret vendimin e PS.

Gjithashtu, Ambasada nxit të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.

Deklarata e plotë e SHBA:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?