Reagon Tritan Shehu pas aksidentit

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas aksidentit automobilistik të ndodhur ditën e sotme, ku fatmirësisht nuk pata dëme. Në një postim të tijin në rrjetin social facebook ai ka falenderuar të gjithë miqtë dhe njerëzt që iu gjenden pranë duke shpjeguar më tej se çfarë kishte ndodhur.
“Falenderoj të gjithë miqtë, dashamirësit, të gjithë ata që më shprehën kujdesin e tyre për aksidentin automobilistik që pësuam afër Tepelenës.
Gabimisht, automjeti që po udhëtonim me djalin tim si dhe me shoferin, u godit përballë nga një automjet tjetër.
Fatmirësisht me gjithë gravitetin e aksidentit nuk u dëmtua seriozisht asnjeri.
Faleminderit.”

SHKARKO APP