Reagon Yuri Kim për urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden: Mjet jetik për arritjen e qëllimit të përbashkët

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me urdhrin ekzekutiv të miratuar dje nga presidenti i SHBA-ve Joe Biden, i cili autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj personave të përfshirë në aktivitete destablizuese, korruptive dhe antidemokratike në Ballkanin Perëndimor.

Në deklaratën e saj, Ambasada amerikane thotë se urdhri “është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike”, ndërsa e konsideron “një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”.

Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA

Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cenojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.

SHKARKO APP