“REAL ESTATE NË TIRANË” është libri i parë i këtij lloji në Shqipëri nga Lefter Sila

“REAL ESTATE NË TIRANË”-Është libri i parë i këtij lloji në Shqipëri.

Nëpërmjet aktivitetit të agjencisë së tij “INF 93” Real Estate, e para në Shqipëri, autori ndërthur bukur historinë e lindjes dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme në vendin tonë, shoqëruar me ngjarje të vërteta si dhe foto e ilustrime të ndryshme.

Pjesa më interesante e librit është studimi origjinal i tregut të apartamenteve të banimit në qytetin e Tiranës, periudha 1993 – 2023. Shifra e fakte të shumta, dukuri e faktorë pa masë, krahasime të ndryshme, të cilat të bëjnë të mendosh e të arsyetosh:

Swiss Digital Desktop Reklama

A ja vlen të blesh apo të shesësh pasuri të paluajtshme?

Swiss Digital Mobile Reklama

A duhet të bëhesh aktiv në këtë treg?

Përgjigjet i merrni në këtë libër.

E gjeni te Adrion, Aladin, Libri Universitar, Botime Pegi, Book Land, Albas, Librari Arts, Tirana Book, ose e porosisni online te Bukinist, Adrion, etj.

Me respekt

Lefter SILA

Ish-ministri i Financave Arben Malaj: Edhe pas 30 vitesh, biznesmeni Sila, me agjencinë e tij “INF 93” Real Estate, mbetet një nga më të mirët

Pata fatin që në muajt e parë te vitit 1993, si Drejtor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të Tiranës, Durrësit e Kavajës, projekt i Bashkimit Europian, të njihja disa nga biznesmenët e parë të vendit tonë, midis tyre dhe Z. Lefter Sila.

Edhe pas 30 vitesh, biznesmeni Sila, me agjencinë e tij “INF 93” Real Estate, mbetet një nga më të mirët, jo vetëm për sukseset e arritura, por sidomos për mirësinë dhe respektin që tregon përherë ndaj çdo klienti dhe çdo kolegu.

Krijimi i një agjencie të profilizuar thellësisht për të ndërmjetësuar për pasuritë e paluajtshme tregon një vizion afatgjatë. Fillimisht këtu kane një kontribut të veçantë partnerët e huaj të agjencisë, që kishin njohuri për ato që biznesmenëve shqiptare në këtë fushë u mungonin aq shumë, pasi, që në vitet 1944-1991, prona private dhe aktiviteti privat ishin të ndaluara në vendin tonë nga ish-Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Mund të ketë shumë tregues për të matur aktivitetin e agjencisë “INF 93”, ndoshta sipërfaqja totale që është ndërmjetësuar për bizneset, ndoshta numri i transaksioneve në shitjen e apartamenteve apo llojeve te tjera të pasurive të paluajtshme. Por treguesi më i qartë është se rritja e kësaj agjencie është bazuar në përkushtimin e madh e profesional ndaj klientëve dhe bashkëpunëtorëve të ndryshëm, duke u përkujdesur mjaft dhe në harmoninë e bashkëveprimin me stafin e saj. Me të drejtë, autori këta faktorë i konsideron tepër përcaktues në suksesin e  agjencisë.

Ky libër ka një vlerë të jashtëzakonshme, sepse paraqet, me shifra e fakte të shumta, me të dhëna të sakta statistikore, dinamikën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, duke ndërthurur bukur të shkuarën me të tashmen, dhe sidomos të dhënat e tregut të apartamenteve në qytetin e Tiranës për një periudhë 30-vjeçare. Ai gjithashtu paraqet dinamikën e agjencisë gjatë gjithë kësaj periudhe, ku në thelb të punës ka qenë rritja e cilësisë së shërbimeve dhe jo e numrit të saj, pa cilësinë e duhur.

Në këtë libër do të gjeni shkurtimisht historinë e suksesshme të disa prej zhvilluesve më të fuqishëm në vendin tonë, ku bashkëpunimi me agjencinë “INF 93”, ku më pak e ku më shumë, ua ka përshpejtuar arritjet e tyre.

Libri ka një vlerë të madhe për edukimin profesional të ndërmjetësve dhe vlerësuesve të pasurive të paluajtshme. Në fakt, jemi në një periudhë ku bazat e këtyre profesionistëve bazohen dhe në teste matematikore. Por sot, projeksionet matematikore mund të kryhen lehtësisht nga inteligjenca artificiale, ndërsa ndjenjat e respektit dhe të dashamirësisë njerëzore janë të vështira për t’u zëvendësuar nga kjo inteligjencë.

Vlerësoj se ky libër, ky kontribut, është një e mirë publike e një biznesmeni fisnik, që nuk mban të fshehur asnjë sekret të suksesit të tij. Ai përdor gjuhë dhe argumente të thjeshtë, të cilët e bëjnë librin të lexueshëm lirisht nga kushdo dhe me kënaqësi.

Urime Z. Sila në këtë mision fisnik të ndarjes së dijes me sa më shumë njerëz. Ky është procesi i demokratizimit të dijes. Kjo është një e mirë publike që vetëm njerëz fisnikë, si Z. Sila, mund ta shumëfishojnë dhe ta ndajnë me këdo.

Prof. Dr. Arben Malaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?