REALI DHE JUVENTUS IU BASHKOHEN BAYERN-IT DHE BARCELONËS NË GJYSMËFINALE

 

Real Madridi dhe Juventusi janë dy skuadrat e kualifikuara sot në gjysmëfinalet e Champions League.

Një fitore në minutat e fundit ishte ajo e siguruar sot nga Real Madridi në përballjen kundër Atletiko Madridit në “Bernabeu”. Ishte Javier Hernandez Chicharito ai që shënoi golin e vetëm për Realin në minutën e 88, pas një pasimi të shkëlqyer nga Cristiano Ronaldo brenda zonës së rivalëve të tyre. Barazimi pa gola në ndeshjen e parë e kishte vendosur në një situatë delikate skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, e cila gjithsesi tregoi se është e aftë për të merituar kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusit i ka majftuar fitorja minimale 1-0 në ndeshjen e parë në Torino për tu kualifikuar në fazën tjetër. Bardhezinjtë italian e kanë mbyllur ndeshjen e dytë kundër Monacos me një barazim pa gola, çka u jep atyre biletën për në gjysmëfinale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid dhe Juventus janë skuadrat gjysmëfinaliste të Champions League për sezonin 2014-2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?