Rebelohet aktori Arben Derhemi: Ndjehem në faj pse votova Ramën! (VIDEO)
Një deklaratë mjaft të fortë ka dhënë aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Arben Derhemi, i cili e ka pranuar publikisht se ndjehet në faj pse ka votuar Edi Ramën në zgjedhjet e shkuara.
“Do ta shihja, thjesht… Do më vinte keq për të. S’kam ça i them fare. Më vjen keq për të”, është shprehur ai teksa është pyetur, “nëse do ta kishe kryeministrin përballë, çfarë do t’i thoshe”.
Deklaratën e ka bërë në emisionin e Ismet Drishtit, “Shkruaje në Akull” në “Zjarr Tv”, ku Derhemi ka pranuar se ka bërë faj që ka votuar kryeministrin: “Më vjen keq edhe për veten time”, tha ai.