Redjan Rraja në gjykatë: Nuk kam lidhje me atentatin. Ngjarjen e mësova nga mediat

Në orën 14:00 në Gjykatën për Krime të Rënda ka nisur seanca gjyqësore me dyer te mbyllura për vlerësimin e masës së arrestit të Redjan Rrajës.

Ky i fundit u arrestua një ditë më parë nga Policia pasi dyshohet si një nga autorët e dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Rraja ka mohuar akuzat ndaj tij. Redjan Rraja ka thene qe nuk ka asnje dijeni per atentatin dhe se nuk i njeh personat e perfshire. “Ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë”,- mësohet të ketë thënë ai, raporton Panorama.al.

KLP: Të nisë hetimi për prokurorin Arjan Ndoji

SHKARKO APP