FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Referendumet, miratohen në KQZ rregullat për mbledhjen e nënshkrimeve

Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi këtë të martë rregullat e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të referendumeve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas KQZ-së, vendimi synon të garantojë një procedurë të qartë, transparente, të standardizuar dhe të zbatueshme në praktikë, duke siguruar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, barazisë së qytetarëve përpara ligjit, integritetit të procesit dhe mbrojtjes së të dhënave personale të zgjedhësve.

Akti i miratuar synon gjithashtu unifikimin e praktikave administrative që lidhen me administrimin e formularëve të nënshkrimeve, mënyrën e identifikimit të mbështetësve, procedurat e dorëzimit, si dhe detyrimet e subjekteve përgjegjëse për administrimin e procesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi rregullon procedurat për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të referendumeve, duke përcaktuar vendet e autorizuara ku mund të zhvillohet ky proces, si dhe kërkesat për formën, përmbajtjen dhe administrimin e fletëve të nënshkrimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mënyrë të veçantë, përcaktohet përdorimi i detyrueshëm i fletëve tip të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmbajtja e tyre, të dhënat identifikuese që duhet të plotësohen nga zgjedhësit, si dhe elementet që lidhen me identifikimin dhe përgjegjësinë e anëtarëve të grupit të ngarkuar për mbledhjen e nënshkrimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?