Referendumi “Pro Familjes”, KQZ çel rrugën për mbledhjen e firmave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pajisë më formularin tip, grupin nismëtar për mbledhjen e firmave të qytetarëve me qëllim zhvillimin e Referendumin e Përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë. Grupi nismëtar ka kërkuar nga KQZ pajisjen me formularin tip me qëllim hapjen e rrugës për referendumin, qëllimi i të cilit sipas nismëtarëve është mbrojtja e familjes.

Përfaqësues të Komitetit Nismëtar për Referendumin “Pro Familjes”, kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën më datë 22.12.2025, për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit nr. 64, datë 6.11.2025 “Për barazinë gjinore”. Në mbledhjen e kësaj të hëne, KQZ vendosi të shtyjë duke u lënë kohë grupit nismetar të riformulojnë më qartë pyetjet për referendumi.

Ligji saktëson se për zhvillimin e një referendumi duhen të paktën nënshkrimet e 50 mijë zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve në kohën e paraqitjes së kërkesës. Për mbledhjen e firmave, ligji saktëson se grupi nismëtar ka në dispozicion 60 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?