Reforma, çfarë ndodh me Kushtetutën pas miratimit?

Amendamentet Kushtetuese ose siç njihet reforma në drejtësi, kaloi më votë unanime në Parlament, në minutat e para të datës 22 Korrik. Por cilat janë hapat e mëtejshme ligjore për implementimin dhe hyrjen në fuqi, të të ashtuquajturës Kushtetuta e re e Shqipërisë?

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Presidentit të dekretojë ndryshimet kushtetuese të miratuara në seancë. Kreu i shtetit ka në dispozicion 20 ditë për tu shprehur, dhe në bazë të nenit 177 të Kushtetutës, parashikohet që ai nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

Në këto kushte parashikohet që afati maksimal kur kreu i shtetit të shprehet është data 12 gusht, nëse Kuvendi i drejtohet këtë të premte Presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndryshimet kushtetuese pritet të hyjnë në fuqi në datën 27 gusht. Hapi tjetër është nisja e procedurave për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), i institucion i ri Kushtetues, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi. Është Institucioni i Presidentit që organizon procedurën e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të këtij Këshilli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?