FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reforma e re Zgjedhore, Celibashi: Të nis sa më shpejt

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shprehet pro propozimit të PD-së për një reformë Zgjedhore. Pas prezantimit të analizës për zgjedhjet në qarkun e Korçës, Celibashi tha sesa më shpejt të nisë reforma, aq më mirë do të jetë për të gjitha palët.

“Ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshime në Kodin Zgjedhor, por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë iniciativë pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive. Shpresojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt dhe të mos jemi në pozitën e herëve të tjera kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4,5,6 apo qoftë edhe 1 vit para zgjedhjeve”, u shpreh Celibashi.

I pyetur për shkeljet e komisionerëve të evidentuara nga procesi i rinumërimit në KQZ, Celibashi u shpreh se për këto raste do të ketë dhe kallëzime penale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?