Reforma në drejtësi, Ambasadori i Austrisë: Mos ketë kthim pas
Ambasadori i Austrisë, Johan Sattler tha nga Shkodra se reforma në drejtësi duhet të ishte bërë që në vitin 1998 apo 2008, por ajo që ka rëndësi është që mos kthehet pas.
Sattler: Shqipëria ka bërë hap me rëndësi me miratimin e reformës në drejtësi. Sigurisht do të kishte qenë më mirë sikur reforma të ishte bërë në 1998 apo 2008, por e rëndësishme është që u bë dhe të mos ketë kthim pas. Implementimi i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm. Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta çojë në Strasburg për ta provuar dhe shpresojmë që të arrihet
Sattler ka deklaruar se Austria mbështet fuqishëm hyrjen e Shqipërisë në BE. Ai tha se janë hedhur hapa të rëndësishëm, por duhet të vazhdojë me luftën kundër krimit dhe drogës.
Sattler: Vitet e fundit janë hedhur hapa të rëndësishem. Roli i Shqipërisë është të mënjanojë këto probleme. Pjesë e këtyre hapave është lufta kundër drogës dhe krimit te organizuar. Austria mbështet këtë process, jemi optimist se do vazhdoje me tej ky hap i hedhur
KOHA JONË SONDAZH

