Reforma në drejtësi, prokurorë dhe gjyqtarë me pagën 1500 euro

Zbardhet një prej projektligjeve më të rëndësishme, në kuadër të Reformës në Drejtësi, që përcakton statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Drafti ka shkuar në komisionin e posaçëm, ndërsa mësohet se është hartuar nga një grup pune i përbërë prej përfaqësuesve nga Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Zyra e Prokurorisë dhe EURALIUS, duke iu nënshtruar ditët e undit konsultave dhe rishikimeve. Përpos të tjerave, drafti parashikon edhe formulën pagave të njerëzve të drejtësisë, kriteret e përcaktimit të pagës sipas vjetërsisë dhe hierarkisë, masën e rritjes së pensionit shtetëror suplementar, strehimin, shpërblimet si dhe të gjitha përfitimet e tjera financiare.

Perfitimet e tjera financiare caktohen duke u bazuar ne vjetersine e ushtrimit te funksionit, ushtrimin e funksioneve drejtuese, transferimin e perkoheshem, arritjet lidhur me natyren dhe volumin e ceshtjeve te trajtuara, arritjet e tjera etiko-profesionale, kushtet e vecanta te punes ose gjendjen personale dhe ate familjare. Drafti synon te garantoje dhe te siguroje nga ana financiare, prokuroret dhe gjyqtaret per t’i bere imun ndaj ndikimeve dhe praktikave korruptive, raporton Shqiptarja.com.

Paga mujore referuese per funksionet gjyqesore dhe te prokurorise do te jete mesatarja e pages mujore baze te punonjesve te sherbimit civil ne pozicionin e sekretarit te Pergjithshe (I-a) dhe pozicionin e Ddejtorit te Pergjithshem (II-a) sipas percaktimeve te vendimit te Keshillit te Ministrave. Eshte parashikuar gjithashtu nje shtese per cdo grup page. Shtesa do te jete shuma qe rezulton nga shumezimi i pages referuese me koefiçentin ne perqindje sipas fuknsionit qe magjistrati ushtron. Konkretisht, per grupin e pare parashikohet 150%, grupi i dyte 158% dhe grupi i trete 166%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, nese mesatarja e pages baze mujore te sekretarit te pergjithshem dhe drejtorit te pergjithshem eshte 1 mije euro, grupi i pare i prokuroreve dhe gjyqtareve do ta kete pagen 1500 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?