Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reforma në Drejtësi/ Vasili: Rama dhe Rilindja e kanë trajtuar me moton ”ta kapim me çdo kusht”

Aktualitet E enjte, 24 Qershor 2021 17:41
Reforma në Drejtësi/ Vasili: Rama dhe Rilindja e kanë trajtuar me moton ”ta kapim me çdo kusht”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka renditur një sërë faktesh që sipas tij, Edi Rama dhe Rilindja, Reformën në Drejtësi e trajtojnë me moton ”ta kapim me çdo kusht”. ”Rama dhe Rilindja Reformën në Drejtësi e ka trajtuar me moton shkatërrimtare “të kapim drejtësinë me çdo kusht e me çdo çmim”. Reforma në Drejtësi e votuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut dhe me miratimin e Komisionit të Venecias u zhbe hap pas hapi nga Rilindja”,-shkruan Vasili në facebook.

Po ashtu shton se ”Prokurorja e Përgjithshme u zgjodh pa Vetting dhe me 69 vota nga 84, duke dhunuar rëndë Kushtetutën. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të kushtetutes. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më tej Vasili nënvizon se dhunimi i konsensusit dhe kapja e rrëmbimi nga Rilindja është denoncuar dhjetëra e dhjetëra herë nga opozita, shoqëria civile dhe aktorë të tjerë. ”Mbyllja e qëllimshme e syve nga ndërkombëtarët ka sjellë zhgënjimin e madh të qytetarë, ku shumica dërrmuse e tyre nuk besojnë më te Reforma në Drejtësi”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë

Të vërtetat e hidhura të Reformës në Drejtësi. Me shumë të drejtë z.Elez Biberaj, Drejtor i ”Zërit të Amerikës” për Europën dhe Azinë, që në prill të vitit 2019 thoshte se “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”. “Vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar. “Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën”, thotë Biberaj.

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 37 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 10 orësh

Rama dhe Rilindja Reformën në Drejtësi e ka trajtuar me moton shkatërrimtare “të kapim drejtësinë me çdo kusht e me çdo çmim”. Reforma në Drejtësi e votuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut dhe me miratimin e Komisionit të Venecias u zhbe hap pas hapi nga Rilindja.

1-Institucionet e reja u ngritën me shkelje skandaloze të ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhën anëtarë të tyre gjithfarë personash në dhunim të hapur me ligjin:
a.disa, që ONM i rrëzoi si të padenjë,
b.disa, që kishin qenë spiunë të sigurimit,
c.disa, që kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,
d.disa, që kishin bërë evazion fiskal.

2-Prokurorja e Përgjithshme u zgjodh pa Vetting dhe me 69 vota nga 84, duke dhunuar rëndë Kushtetutën.

3-KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të kushtetutes.

4-Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha.

5-Konkurimi per vendet e reja ishte shpesh fiktiv, pa gare dhe pa numrin minimal te konkurenteve per cdo post, duke bere kontrollin e procesit nga rilindja, duke ulur dukshem cilesine dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve te reja te drejtesise.

6-SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm të anëtarëve të tyre.

7-Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit, duke kaluar çdo afat kushtetues.

8-Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

9-Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, në mënyrë të njëanshme, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma të qeverisë dhe me një parlament jolegjitim.

10-Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet ku mungesat në personel janë kritike dhe ku dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri tek Gjykatat e të gjitha niveleve.

11-Vetting-u me standarte të dyfishta u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej “vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thotë Erida Skëndaj, drejtuese e KSHH-së.

Dhunimi i konsensusit dhe kapja e rrëmbimi nga Rilindja e Reformës në Drejtësi është denoncuar dhjetëra e dhjetëra herë nga opozita, shoqëria civile dhe aktorë të tjerë. Mbyllja e qëllimshme e syve nga ndërkombëtarët ka sjellë zhgënjimin e madh të qytetarëve, ku shumica dërrmuse e tyre nuk besojnë më te Reforma në Drejtësi.

Kjo del qartë edhe nga përfundimet e sondazhit të dytë të realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë muajit Shkurt 2019, në kuadër të iniciativës “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e Vetting-ut 2” e mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

“Studimi provon se 63.3% e qytetarëve nuk e besojnë Vetting-un. 63.3 % e qytetarëve mendojnë se Vetting-u, ashtu siç po zhvillohet, nuk është një proces i drejtë. 62.5% e qytetarëve mendojnë se Vetting-u nuk do ta pastrojë drejtësinë”. Këto janë të vërtetat e mëdha e të hidhura e të pamohueshme të Reformës në Drejtësi. Anashkalimi i qëllimshëm i këtyre të vërtetave është thelbi i dështimit. Zgjidhja e vetme është përballja me këto të vërteta, ndërsa e kundërta është propaganda dhe patetizmi që do të çonte në thellimin pa kthim të tyre.

Etiketat e lidhura

Petrit Vasilireforma ne drejtesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 36 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 37 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.