Reforma në Drejtësi/Ekspertët e kanë seriozisht me censurimin e medias
Një paragraf në nenin që synon t’u sigurojë pavarësinë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, që është një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi për luftën kundër korrupsionit, ka ngritur shqetësime. Top Channel citon burime nga ekspert që kanë hartuar ligjin. Ata thonë se synimi i ligjit qe prek mediat është që prokurorët të mos të ndikohen
“Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre, apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”, thuhet në nenin në fjalë.
Burime brenda komisionit të reformës kanë pohuar më herët për Top Channel se ligji synon të reduktojë ndikimin politik me çfarëdolloj mjeti tek prokurorët e posaçëm, përshirë edhe masa të reja penale. Por a përfshin kjo edhe median? Ekspertë ligjorë thanë për Top Channel se qëllimi i ligjit është të krjojë një koracë për prokurorët e posaçëm, që ata të mos bien pre e shantazhit pavarësisht prej nga vjen ai dhe se gjithçka do të qartësohet kur të hartohen përcaktimet ligjore. Megjithatë, kur u njohën me formulimin, burime nga opozita pohuan se rreziku i kufizimit të medias qëndron dhe se opozita do të jetë e kujdesshme gjatë diskutimit të kësaj pike. Kujdes që në fakt duhet ta kenë të gjithë. Qëllimi për të luftuar korrupsionin apo shmangur influencat tek prokurorët e posaçëm, reforma në drejtësi nuk duhet të cenojnë të drejtën kushtetuese të lirisë së shprehjes.
KOHA JONË SONDAZH

