FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reforma Territoriale/ Ministri Mazniku: Mund të ndërhyhet sërish, po rishikohen planet ekonomike të bashkive

Qeveria mund të ndërhyjë sërish në reformën territoriale të miratuar që prej vitit 2014. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në emisionin A2 Business.

“Janë rreth 45-46 bashki të vendit në ditët vijim do takojmë dhe bashkitë e tjera. Ky është takim me vlerë ku kuptojmë problematikat që kanë”.

Përtej problematikave të evidentuara, ministri Mazniku e konsideroi këtë reformë një sukses të jashtëzakonshëm. Nga puna e kryer deri më tani në terren ministri tha se po bëhet një evidentim i bashkive të cilat kanë një plan të qartë ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këndvështrim financiar reforma ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Dhe reforma ka ndikuar në një situatë më të shëndetshme për bashkitë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?