Reforma Territoriale, PS bën një hap pas nëse PD nuk bojkoton më. Do të zhbëjë formulën e propozuar për heqjen e barazisë

Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa për të marrë shumicën në Komisionin e Reformës Territoriale, me kushtin që PD të mos i bojkotojë më punimet. Po ashtu PS ka propozuar në Konferencën e Kryetarëve që nëse PD e ka serioze qëndrimin që nuk bojkoton territorialen, të hënën të mblidhet komisioni dhe të shihet nëse ata do të jenë të pranishëm. Në rast se përfaqësuesit e PD do të shkojnë, atëherë PS do të zhbëjë formulën e propozuar për heqjen e barazisë.

Gjatë debateve në Konferencën e kryetarëve, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka mbajtur qëndrimin që mbledhja nuk është bojkotuar. “Thjesht në dy data që kanë qenë për mbledhje, nuk kanë qenë anëtarët tanë, sepse kanë pasur angazhime të tjera”, mësohet të ketë thënë Bardhi.

“Ne ju themi se duhen procese konsensuale, ejani të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Ejani këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht. Jo, nuk është asgjë normale! Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?