Reforma Zgjedhore/Caka: Opozitës i takon të jetë konstruktive

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, thotë se opozita duhet të jetë konstruktive për Reformën Zgjedhore.

”Angazhimi ynë për kushtet e Bundestagut është maksimal. Janë prioritet për rrugëtimin drejt BE-së. Opozitës i takon të jetë konstruktive për Reformën Zgjedhore dhe kjo ka vëmendjen maksimale të LSI-së. Zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen me reformë të re zgjedhore, që është parakusht i Bundestagut dhe është diçka e nevojshme, pasi zgjedhjet nuk duhet të kenë më probleme në vendin tonë në vitin 2019”, deklaroi Caka në ”A2Cnn”.

Kur u pyet nëse opozita do të rinisë protestat, ish-deputetja e LSI-së u përgjigj: “Protestat nuk mund të përjashtohen kur ke qytetarë shqiptarë që protestojnë çdo ditë.

Caka theksoi edhe se refuzimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë ishte refuzim ndaj qeverisë: “Azilantët janë shtuar pafundësisht në vitet e qeverisjes së Edi Ramës”.

SHKARKO APP