Reforma zgjedhore, Gogo: Ndërhyrja e anbasadorëve e nevojshme, s’ka llogaridhënie nga politika shqiptare

Këshilli Politik nuk arriti të gjejë një marrëveshje për realizimin e reformës zgjedhore brenda afatit të përcaktuar që ishte data 31 maj.

Kjo ka bërë që të rriten përpjekjet e ambasadorëve, veçanërisht të SHBA, BE dhe Britanisë, për të gjetur një dakordësi mes palëve.

Në një intervistë për Ora News, përfaqësues i KRIK Premto Gogo, tha se ndërhyrja e ambasadorëve është e nevojshme, sepse faktori politik shqiptar ka humbur sensin e llogaridhënien ndaj qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Premto Gogo: ”Ndërhyrja e ambasadorëve është e nevojshme. Faktori politik shqiptar ka humbur sensin e llogaridhënien ndaj qytetarëve. Po ta vini re, edhe bashkëkryetarët ose anëtarët e Këshillit Politik, janë më të kujdesshëm për ndryshimet dhe i përligjin ato, sepse na i kërkojnë të huajt, ambasadorët, apo nuk mund të ndërmarrim një reformë që të na vijë ODIHR-ri dhe të na kritikojë. Duke lënë në hije interesin primar, interesin e qytetarit shqiptar. Është ai interes i cili sanksionohet në kushtetutë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Është ai interes i cili ne si KRIK ia kemi çuar komisionit të reformës, jo vetëm këtij të fundit por dhe atyre të mëparshme. Kemi kërkuar tre elementë. Elementi i parë është që qytetari të jetë vetëvendosës dhe i pandikuar. E dyta që vota të jetë e barabartë dhe vetjake. Elementi i tretë është që të sigurohet pluralizmi dhe mbështetja e nismave të reja politike. Sistemi duhet ta ndërtojë këtë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?