Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reforma Zgjedhore, Islami: 5 pika të rëndësishme për zgjidhjen

Aktualitet E enjte, 21 Nëntor 2019 10:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë për ”Koha Jonë”, ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, i pyetur ndër të tjera për krizën mbi Reformën Zgjedhore, ka renditur 5 pika sesi zgjidhet dhe shanset që kjo reformë të jetë e suksesshme. ”Kjo mënyrë sjelljeje/qeverisjeje e korruptuar dhe me kriminelë, oligarkë e trafikantë, do të kishte shumë pak gjasa, për të mos thënë aspak, të ndrysonte nëse në zgjedhjet për parlamentin të aplikohej sistemi zgjedhor për kryetarët e bashkive”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pyetja dhe përgjigja e plotë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 4 orësh

Për Ju, duhet vijuar me sistemin ku pushtetin e kanë kryetarët apo duhet propocional me lista të hapura, ose maxhoritar?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së pari: Ç’duhet bërë me sistemin zgjedhor? Përshtypja publike dhe politike është se sistemi zgjedhor e ka humbur përgjithsisht legjitimitetin. Sistemi zgjedhor duhet marrë në shqyrtim dhe për këtë çështje do të duhet të bëhet një diskutim politik, publik e mediatik.

Së dyti: Përse duhet shqyrtuar sistemi zgjedhor? Sistemi zgjedhor, pasi është aplikuar në 3 zgjedhjet e fundit, ato të vitit 2009, 2013 e 2017, është bërë shumë vunerabël dhe i vështirë për tu mbrojtur. Si argument kryesor përdoret fakti që cilësia e parlamentit ka pësuar regres me kalimin e viteve. Thënë më shkoqur, qytetarët e kritikojnë në shumë aspekte sistemin zgjedhor, duke lënë të kuptohet se ai e ka humbur legjitimitetin. Qytetarët janë të shqetësuar veçanërisht për shumë aspekte por veçanërisht për ato që kanë të bëjnë me përcaktimin e listës së kandidaturave për deputetë nga partitë politike apo ato që ndryshe quhen “lista të mbyllura”.

Së treti: Si duhet bërë shqyrtimi i sistemit zgjedhor? Literatura përcakton qartas hapat që duhen hedhur për ti dhënë përgjigje të saktë kësaj pyetjeje: Fillimisht duhet hartuar një dokument analize përmes të cilit do të mund të evidentohen të gjithë arsyet që eventualisht mund të kenë cuar në deligjitimimin e sistemit zgjedhor. Duke i dhënë ndërkohë përgjigje pyetjes përse ka degraduar cilësia e parlamentit.  Mbi bazën e këtij dokumenti analize, duhet të merret vendimi nëse duhet të korrektohet/përmirësohet sistemi aktual zgjedhor apo duhet hartuar një sistem i ri zgjedhor. Ky vendim duhet të merret pas një debati publik transparent dhe diskutimesh me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas e të huaj. Nëse s’arrihet konsensusi i nevojshëm politik e kushtetues për marrjen e këtij vendimi, mund të merret evantualisht edhe mendimi i qytetarëve përmes referendumit, e drejtë të cilën sipas kushtetutës e zotërojnë jo vetëm 28 përfaqësues të qytetarëve ose deputetë të kuvendit (20 përqind e kuvendit) por edhe 50 mijë qytetarë firmëtarë. N kushtet kur deputetë të partive politike opozitare të zgjedhur në zgjedhjet e 2017 janë larguar nga parlamenti duke dorëzuar mandatet dhe një pjesë e vendeve të tyre është zënë nga kandidatë të këtyre partive që kanë qënë në listat e të njëjtave partive, duke mos iu bindur vendimit politik, shtrohet çështja e gjetjes së mekanizmit dhe mënyrës për marrjen e vendimeve adekuate çështjen e sistemit zgjedhor ndërkohë që i gjithë ky proces duhet të jetë inkluziv/gjithëpërfshirës dhe kushtetues.

Së katërti: Cilat janë gjasat që ky proces të jetë i suksesshëm? Në kontekstin e krizës aktuale të thellë politike gjasat që ky proces të jetë i suksesshëm janë shumë të ulta për të mos thënë non-ekzistente. Sepse një proces kaq kompleks kërkon gjithnjë vullnet e besim reciprok mes palëve që në kontekstin aktual të një konflikti të ashpër politik, duken të pamundur. Duhet patur parasysh gjithashtu se Edi Rama nuk do të pranojë të merret në asnje rast me cështjen e sistemit zgjedhor sepse ai është i bindur që statukuoja është në favorin e tij. Këtë rradhë, nuk ka as energji të bëjë lodra politike sikur gjoja dëshëron të jetë pjesë e këtij procesi duke tentuar tja hedhë përgjegjësinë opozitës. Ai është gati të hedhë në erë edhe të gjithë Reformën Zgjedhore nëse ndokush do të bëjë obstruksion me kërkesa që lidhen me ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të cilin është i bindur se nuk duhet të preket dhe është i vendosur të mos e marrë fare në shqyrtim.

Së fundmi: Ç’mund të bëhet në këtë rast? Përgjigjen e saktë e të plotë ndaj kësaj sfide apo më saktë për gjetjen e kësaj zgjidhje duhet ta japin lidershipet e partive kryesore dhe/ose qytetarët. Aktualisht zgjedhjet vendore në Shqipëri bëhen me sistem mazhoritar dhe nuk shikoj se qytetarët janë në gjendje të vendosin për cilësinë e qeverisjes së tyre. Kjo do të thotë ndryshe se sjellja politike, korruptive e kriminale e Ramës është invariante nga sistemi zgjedhor. Kjo mënyrë sjelljeje/qeverisjeje e korruptuar dhe me kriminelë, oligarkë e trafikantë, do të kishte shumë pak gjasa, për të mos thënë aspak, të ndrysonte nëse në zgjedhjet për parlamentin të aplikohej sistemi zgjedhor për kryetarët e bashkive.

Redjon Shtylla/Koha Jonë/

Etiketat e lidhura

kastriot IslamiRedjon Shtyllareforma zgjedhore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.