Reforma zgjedhore, Kthupi: PD nuk bën pazare

Të premten pritet të mblidhet Komisioni Parlamentar për Reformën zgjedhore. Prezenca e OSBE-ODIHR është shprehur e gatshme që të ofrojë ndihmë teknike për realizimin e saj.

Sekretar ligjor i PD-së, Rezart Kthupi tha se bazuar edhe në praktikat e mëparshme, krahas aktorëve të politikës së brendshme, në mbledhje duhet të jenë edhe dy ekspertë të OSBE-ODIHR, të cilët do ta ndihmojë procesin.

“Mbledhja e parë e komisionit nuk mund të fillojë me gjëra thelbësore, por me një rend dite se si do vijohet në të ardhmen. Në mbledhje sipas praktikave të mëparshme duhet të jetën edhe dy ekspertë të OSBE/ODIHR. Është bërë kërkesë, pritet të përcaktohen dhe të jenë pjesëmarrës në mbledhje”, tha ai.

Për të në komision janë të përfshira të gjitha rrymat opozitare. Sipas Kthupit, aktorët politikë janë të lirë të bëjnë propozime konkrete, ndërsa tha se PD-ja do bashkëpunojë me të gjithë aktorët, që mbrojnë interesin e qytetarëve.

SHKARKO APP