Reforma zgjedhore, thirrja nga Dorian Teliti: Rama nuk mund të neglizhojë 600 mijë shqiptarë

Ndërsa komenton deklaratat e kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore, Dorian Deliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha në “Open” se kreu i qeverisë ka dëshmuar se nuk i qëndron marrëveshjeve.

“Kryeministri i cili është një nga dy aktorët, në vitin 2020, ka dhënë prova që 6 muaj punë u rrëzuan me forcën e kartonit. E ka ngritur komisionin. Historikisht, asnjë opozitë nuk ka qenë vetëm një parti politike. Përfaqësim kanë të gjitha partitë.

Diskutimi bëhet nga bashkëkryetari i cili përzgjidhet nga grupimi më i madh i opozitës. Janë 600 mijë vota, të cilat Edi Rama nuk do t’i marrë parasysh. Kryeministri dhe kryetari i mazhorancës nuk mund t’i neglizhojë 600 mijë shqiptarë”,-tha Teliti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?