Refugjatët e huaj në Gjadër, drejtësia italiane dokumentet i dërgon sërish tek Gjykata Europiane e Drejtësisë

Çështja e refugjatëve që Italia kërkon ti sjellë në kampin e ndërtuar në Gjadër, është një temë e nxehtë në Itali. Gjykata e Kasacionit në Itali është tërhequr nga vendimi i saj i 8 majit dhe i ka referuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dy raste mbi ndalimin e emigrantëve. Gjyqtarët ngritën dyshime në lidhje me përputhshmërinë me ligjin evropian.

Seksioni i parë penal në fakt ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të 8 majit, në të cilin, duke pranuar apelin e Ministrisë së Brendshme ndaj vendimit të gjyqtarëve romanë, e kishte barazuar qendrën e Gjadrit me ato të vendosura në Itali.

Çështjet e ngritura nga Gjykata e Kasacionit kanë të bëjnë me dy çështje në veçanti. E para: një emigrant me parregullsi administrative. E dyta: një azilkërkues që aplikon për mbrojtje ndërkombëtare nga qendra shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?