Refugjatët në Greqi, përparojnë me hartat e Shqipërisë në dorë

Konica është vetëm 5 km nga Leskoviku dhe 60 km nga Përmeti…

Refugjatët sirianë tashmë i janë afruar kufirit shqiptar. 160 prej tyre, kryesisht familjarë, janë strehuar nga qeveria greke në Konicë dhe si vendstrehim i tyre është zgjedhur shkolla e mesme e qytetit.

Numri i tyre pritet që të shtohet në ditët e ardhshme në të gjithë fshatrat e Bashkisë së Konicës, ku do të shfrytëzohen për strehim shkollat e vjetra, magazinat e rezervave dhe çdo ndërtesë publike e lirë. Deri më tani është në diskutim strehimi i mijëra sirianëve të cilët do të vijnë nga Porti i Pireut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm disa kilometra larg kufirit shqiptar refugjatët sirianë janë pajisur me harta të Shqipërisë dhe kjo mund të jetë një pikënisje për të marrë drejtimin për në vendin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pritjen e tyre janë solidarizuar qytetarë grekë, por edhe shumë emigrantë shqiptarë të cilët ndihmojnë me ushqime, batanije e veshmbathje.

Në zonën e Konicës ka një shtim të forcave të policisë, por kjo gjë nuk mund të thuhet për kufirin shqiptaro-grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?